Ahmeti apelon tek qytetarët që të shmangin diellin

Ahmeti apelon tek qytetarët që të shmangin diellin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, apelon të gjithë qytetarët që të shmangin temperaturat e larta gjatë ditës së nesërme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka thënë se apeli i tij për qytetarët që t’i shmangin temperaturave të larta, vlen sidomos për të moshuarit, shtatëzënat, dhe të sëmurit nga sëmundjet kronike.

“Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare”, ka thënë i pari i Prishtinës.

Ahmeti po ashtu ka njoftuar se komuna ka vendosur dy cisterna me ujë të pijshëm në sheshet “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti”.

“Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfiksave, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në Sheshin ‘Ibrahim Rugova’ dhe në Sheshin ‘Zahir Pajaziti'”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

Gjithashtu, Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale. /Insajderi.com