Ahmetaj: Veseli është kandidat i palëkundur i PAN-it për kryeparlamentar

Ahmetaj: Veseli është kandidat i palëkundur i PAN-it për kryeparlamentar

Anëtarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj që mban pozitën e ministres së Integrimeve, ka thënë se nuk mund të ftohet mbledhje konstituive e institucioneve, pa një konsult me PAN-in.

Ajo duke folur për mospjesëmarrjen e tyre në vazhdimin e seancës, ka shtuar se ata nuk mund të mos përfillen dhe tu binden partive të tjera, që siç ka thënë ajo nuk janë fituese të zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.

Ahmetaj, më tej ka pohuar se ata si koalicion janë të palëkundur për kandidatin për kryeparlamentar, që është Kadri Veseli.

“Veseli mbetet edhe tutje kandidati i vetëm për kryetar të Kuvendit dhe ky është qëndrimi që nuk lëvizim”.

“Opozita po mundohet që përmes kundërshtimit ndaj Veselit ta kundërshtojë edhe vet PDK-në”, ka shtuar ajo.

Ahemtaj ka deklaruar se PDK nuk është bllokuese e institucioneve pasi ajo është partia që i ka shërbyer popullit dhe tregues për këtë, siç ka thënë, nuk janë vetëm ngjarjet e fundit.

“Pjesëtarët e saj, të PAN-it, që kanë qenë në uniformë i kanë ndihmuar vendit atëherë kur Kosova ka pasur më së shumti nevojë”.

“Ne kemi kërkuar dy orë të shtyhet seanca por  ka qenë kryesuesi i Vetëvendosjes që e ka ndërprerë këtë seancë”.

“PDK është e përkushtuar që t’i përfill ligjet dhe Kushtetutën dhe duke respektuar vullnetin e popullit ne kemi marrë mocionin për mosbesim”.

Pra sipas Ahmetajt, ata nuk mund ta pranojnë faktin ku thuhet se PAB është bllokues.

Ajo ka pohuar se javën tjetër pritet që të shkohet në mbledhje se më pas të dakordohen si të veprohet më tutje.

“Vendimet tona duhet të merren që të dakordohei me partnerët e koalicionit që të mbahet takimi i radhës të mërkurën”, ka deklaruar Ahmetaj.