Ahmetaj: Me Serbinë do të bisedohet edhe për personat e zhdukur

Ahmetaj: Me Serbinë do të bisedohet edhe për personat e zhdukur

Mimoza Ahmetaj, ministrja për Integrime Evropiane ka thënë se në dialogun me Serbinë do të diskutohen të gjitha temat e ndjeshme për Kosovën duke përfshirë edhe personat e zhdukur.

“Në dialogun me Serbinë do të diskutohet edhe për çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, fondet e sigurimeve sociale, pensionet e kosovarëve”.

Këto komente Ahmetaj i ka bërë në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës”

Ahmetaj gjithashtu ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pasi vetëm kështu Kosova mund të shkojë drejt integrimeve evropiane.

Ajo ka thënë se dialogu vazhdimisht do të plotësohet dhe do të ushqejë rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Sipas saj, në fund të dialogut, Serbia do të detyrohet të njoh Kosovën nëpërmes një marrëveshjeje. Si garancë të kësaj ka përmendur prezencën e BE-së në këtë proces.

/Insajderi.com