Ahmeti: Nuk dorëzohemi para hajnave dhe matrapazëve

Ahmeti: Nuk dorëzohemi para hajnave dhe matrapazëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vazhduar t’u përgjigjet kritikuesve të tij për pushimet e tij këtë fundjavë në Mal të Zi, i cili u fotografua në një jaht.

“Kam prit dhe pres sulme sepse sivjet është vit zgjedhor dhe Prishtina është halë në sy për ata që e kanë zhvat dhe e zhvasin këtë shtet. Është shtuar edhe konspiracioni edhe ligësia”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook.

Me gjithë kritikat, ai ka thënë se nuk do të dorëzohet, siç ka thënë ai, para hajnave dhe matrapazëve.

“Munden me shpif në të gjitha anët, por nuk do të dorëzohemi asnjëherë para matrapazëve e hajnave”, ka përfunduar postimin Ahmeti./Insajderi.com