“Aguero nuk vlerësohet nga Guardiola, do të largohet nga City”

“Aguero nuk vlerësohet nga Guardiola, do të largohet nga City”

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero mund të largohet nga Etihad në të ardhmen e afërt me Real Madridin që është një destinacion i mundshëm.

Argjentinasi ka hedhur dorezat pas zëvendësimit me Gabriel Jesus gjatë fitores 4-1 ndaj Tottenham.

Dhe sipas gazetarit spanjoll Jose Alvarez Haya, teksa 29-vjeçari e ka shumë për zemër City-n, nuk ndihet i vlerësuar nga Guardiola.

Duke shkruar në Twitter, Haya është shprehur: “Kun Aguero mund të largohet shumë shpejt nga Manchester City. Ai e do shumë klubin dhe tifozët por nuk është i vlerësuar nga trajneri.

“Ai është lojtari i dytë më i mirë i Premier League për gola të shënuar për minutë, Real Madrid mund të jetë një destinacion i mundshëm për të.”

Guardiola është prononcuar për reagimin e Aguero-s pas fitores ndaj Spurs, ku ka pretenduar se e kuptonte mërzitjen e tij.

“Është normale. Lojtarët duan të luajnë dhe unë e kuptoj shumë mirë.

“Ai do të luajë, ai është një lojtar elitar por në atë moment më duhej më shumë energji me Gabriel në atë pozicion dhe prandaj e nxora nga loja.”