“Agnus Dei” fiton tri çmime në Spanjë

Filmi kosovar “Agnus Dei” është shpërblyer edhe me tri çmime tjera ndërkombëtare.

“Agnus Dei” fiton tri çmime në Spanjë

Në Edicionin e 32-të të festivalit spanjoll La Rioja es de Cine i cili ka përfunduar mbrëmë në Logrono të Spanjës, filmi kosovar ‘Agnus Dei’, me skenar e regji të Agim Sopit, ka triumfuar duke rrëmbyer tri çmime të rëndësishme: ‘Filmi më i mirë ndërkombëtar’, ‘Skenari më i mirë’ dhe ‘Montazhi më i mirë’, njofton KultuPlus.

Javën e kaluar është shpërblyer edhe me dy çmime tjera, në Finlandë,  me çmimin “Awards of Recognition”, dhe në Indi me çmimin regjisori më i mirë./Insajderi.com