AGK reagon për sjelljen e Lladrovcit ndaj gazetares së Klan Kosovës

25.03.2017 14:50
AGK reagon për sjelljen e Lladrovcit ndaj gazetares së Klan Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj medieve nga ana e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë një aktiviteti në Drenas me datë 23, dhe sjelljen e tij ndaj gazetares së Klan Kosovës Arbresha Fazliu.

Lladrovci i kishte quajtur “dreq” gazetaren kur ajo e pyeti për punësimin e dikujt që Lladrovci i tha zëvendësministrit Gani Kocit “të kryer e ki, kam dashtë ta bëj edhe drejtoresh, por nuk munda”, të cilën deklaratë e dëgjoi gazetarja.

 

Në reagimin e AGK-së thuhet se me shqetësim e kanë pritur njoftimin  nga gazetarja Fazliu, e cila veprimin e Lladrovcit e cilëson të papranueshëm dhe ofendues për të.

“Njëherësh ne kërkojmë nga kryetari i komunës së Drenasit që t’i kërkojë falje koleges Fazliu për veprimin e tij. Lladrovci si zyrtar i lartë duhet që të jetë shembull për sjellje në raport me gazetarët si dhe qytetarët në përgjithësi”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=GJJIzk9WS6w