AGK reagon ndaj kërcënimit të gazetarit Fatmir Lama

02.03.2017 13:53
AGK reagon ndaj kërcënimit të gazetarit Fatmir Lama

Asociacioni i Gazetarёve tё Kosovёs ka reaguar ndaj kërcënimit me vdekje të gazetari Fatmir Lama.

AKG përmes një komunikate thënë se është i papranueshёm kёrcёnimi “duke kёrkuar njёkohёsisht trajtimin tё shpejtё tё kёtij rasti nga organet e drejtёsisё”.

“Kolegu Lama e ka njoftuar AGK-nё pёr rastin duke thёnё se ai ёshtё kёrcёnuar mёnjёherё pas publikimit tё dokumentarit “Rrёfime pёr Kosovёn”. Lama na ka njoftuar se e ka denoncuar rastin nё polici, ndёrkohё qё Asociacioni i Gazetarёve tё Kosovёs do tё vёzhgojё me kujdes procedimin e mё tejmё tё kёtij rasti”, thuhet më tej në reagim.

Gazetari Lama, është kërcënuar  nga biri i Bislim Vatovcit, njërit nga të përmendurit në dokumentar, pas transmetimit të episodit të parë të ciklit të dytë, të quajtur “Dhuna shtetërore”, ku shpalosen fakte dhe dokumente për bashkëpunëtorët e atëhershëm të Serbisë.

Sipas Lamës i biri i Bislim Vatovcit, në asnjë rast nuk e kishte mohuar vërtetësinë rreth të atit, por vetëm kërcënon pse është hulumtuar arkivi.

Ndërkaq, autori paralajmëron se episodet tjera të dokumentarit “Rrëfime për Kosovën”, do të jenë ende më tronditës, ndërkohë që thotë se opinioni duhet të njihet me historinë e vërtetë të asaj kohe. /Insajderi.com