AGK: Politikanët të mos u prijnë fushatave kundër gazetarëve

AGK: Politikanët të mos u prijnë fushatave kundër gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një reagimi ka kërkuar nga politikanët që të mos bëjnë fushatë kundër gazetarëve të Kosovës. Në këtë reagim thuhet se pas një shkrimin të ish-deputetes së PDK-së Xhevahire Izmaku, ku ajo akuzon gazetaren e KTV-së Arta Avdiu, kjo e fundit ka marrë kërcënime të shumta.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e anëtares Arta Avdiu se ajo është duke u kërcënuar përmes mesazheve të ndryshme. Kërcënimet vijnë si pasojë e një postimi të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku e cila në postimin e saj ka akuzuar gazetaren Arta Avdiu për mosprofesionalizëm si dhe anime politike, pavarësisht se kjo e fundit, vetëm se po e kryente punën e saj. AGK, konsideron se mënyra e veprimit të deputetes Izmaku nuk është forma më e mirë e shprehjes së kundërshtimit në raport me punën e gazetarëve”.

“AGK, dëshiron të ja bëjë të qartë deputetes në fjalë se gazetarët kanë të drejt të bëjnë çfarëdolloj pyetjesh nëse ata konsiderojnë se janë në interes të opinionin publik. AGK kërkon nga përfaqësuesit politik që të zgjedhin forma profesionale të shprehjes së kundërshtimit të tyre në raport me punën e mediave dhe gazetarëve” , thuhet në reagim.

Më tej AGK thekson situatën e brishtë ku vendi ynë është duke u përballur sa i takon sigurisë së gazetarëve.

“Në kohën kur vendi ynë është duke u përballur me situatë të rëndë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe respektimit të lirisë se mediave, çdo nxitje apo nisje e fushatave linçuese nga ana e politikanëve mund të prodhojë pasoja për gazetarët. Ne besojmë se gazetarët sot, më shumë asnjëherë më parë kanë nevojë për mbështetje të të gjitha institucioneve, kjo për faktin se vetëm deri në këtë fazë të vitit në polici janë paraqitur 23 raste të kërcënimeve, sulmeve apo forma të tjera të presionit dhe shantazhit ndaj gazetarëve”, përfundon reagimi.

Kujtojmë se vetëm dy muajt e fundit fizikisht janë sulmuar dy drejtorët e Gazetës Online Insajderi. Në rastin e Ollurit pavarësisht dëshmive sulmuesit vazhdojnë të jenë të lirë./Insajderi.com

Reagim ndaj gazetares Arta Avdiu dhe ftese publike per KPM-ne !Ne debatin e sontem ne mes kandidateve te Vushtrrise…

Posted by Xhevahire Izmaku on Friday, 3 November 2017