Agjenti i futbollit që paguhet më shumë se Ronaldo

Agjentit të futbollit, Mino Raiola, i është dashur vetëm disa javë gjatë kësaj verë që të fitojë më shumë para sesa fiton Ronaldo për një vit nga Real Madridi.

Agjenti i futbollit që paguhet më shumë se Ronaldo

Ai ka fituar mbi 30 milion euro si përfaqësues i lojtarëve që ndryshuan klub gjatë kësaj vere.  Raiola ka udhëhequr negociatat për lojtarët si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimobic dhe Henrikh Mkhitaryan që u transferuan tek Manchester United, shkruan AS.

Sa për krahasim, Ronaldo paguhet rreth 21 milion euro në vit nga Reali i Madridit.

Manchester United pagoi 120 milion euro për Paul Pogba, duke thyer rekord të transferimit.  Për shërbimet e tij në këtë proces, Raiola është paguar 20 milion euro./Insajderi.com