Agjencia e Regjistrimit Civil jep detaje për çmimet e pasaportave dhe letërnjoftimeve

Agjencia e Regjistrimit Civil jep detaje për çmimet e pasaportave dhe letërnjoftimeve

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha, ka bërë të ditura çmimet e pasaportave dhe letërnjoftimeve për qytetarët të cilët kanë për t’u pajisur me dokumentet në fjalë.

Ai ka thënë se qytetarët që pajisën më letërnjoftim duhet të paguajnë 10 euro, në përjashtim të pensionistëve.

“Për të marrë letërnjoftimin qytetarët duhet të paguajnë dhjetë euro, përveç pensionistëve që nga sot ju është liruar tarifa në pesë euro”, ka thënë Hoxha, për Rtv.21.

Hoxhaj tha se qytetarët që dëshirojnë të pajisën me urgjencë me pasaportë duhet të paguajnë 50 euro.

Të rriturit që nxjerrin pasaportë duhet të paguajnë 30 euro, 20 euro për fëmijët deri në 18 vjeç, 15 euro për pensionistë, 50 euro për qytetarët që dëshirojnë të pajisen me urgjencë me pasaportë. / Insajderi.com