Agjencia e Menaxhimit Emergjent bënë ushtrime së bashku me KFOR-in  

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bënë ushtrime së bashku me KFOR-in  

Agjencia e Menaxhimit Emergjent-AME e Ministrisë së Punëve të Brendshme,me mandat koordinues  qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahje, organizim dhe asistencë nga Komanda e KFOR-it dhe me pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, prezentë në Kosovë që kanë mandat reagimin në incidente specifike,  kanë planifikuar realizimin e Ushtrimit Fushor “MASCAL 2017” me skenar:“Rrëzimii Aeroplanit Komercial”, ku si pasojë ka lëndime në masë.

Zhvillimi i ushtrimit do ta testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për Menaxhimin Emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezentë në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.

Objektivat kryesore të ushtrimit janë,

  1. Komunikimi dhe Koordinimi në incidente të karakterit kombëtar;
  2. Reagimi i koordinuar midis faktorit vendor dhe ndërkombëtar, bazuar në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Emergjencave (SIME) dhe Planin e Reagimit Kombëtar (PRK), si dhe;
  3. Rimëkëmbja pas situatave të kësaj natyre.

Në ushtrim do të marrin Pjesë:

–              Agjencia e Menaxhimit Emergjent-Planifikimi dhe koordinimi

–              Aeroporti i Gjakovës – vendimmarrja

–              Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës – AACK

–              Komisioni për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve Aeronautike – KHAIA

–              Reaguesit e parë si Zjarrfikësit, Shërbimet mjekësore emergjente dhe Policia e Kosovës,

–              Reaguesit e dytë: Forca e Sigurisë së Kosovës dhe

–              Reaguesi i tretë, KFOR-i.

Ky ushtrim planifikohet qëtë mbahet nëjavëne fundit të muajit gusht.