Agim Bahtiri i “afrohet” VV-së për koalicion në Mitrovicë

Agim Bahtiri i “afrohet” VV-së për koalicion në Mitrovicë

Agim Bahtiri ende nuk ka diskutuar për koalicione, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Mitrovicë. Por, kandidati i AKR-së në Mitrovicën e Jugut thotë se ka raporte të mira me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu, Bahtiri i “afrohet” Vetëvendosjes, teksa flet për marrëdhëniet e mira që ka me partinë e Visar Ymerit.

“Ne ende nuk i kemi të numërara votat e asambleistëve, do t’i analizojmë shumë mirë. Unë kam raporte të mira me Vetëvendosjen, sepse kemi pasur procese shumë të ndërlikume që i kemi zgjidhur bashkë”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri do të sfidohet në balotazh nga Valdete Idrizi e PDK-së. /Insajderi.com