Agim Aliu premton klimë të favorshme për bizneset në Ferizaj

Agim Aliu premton klimë të favorshme për bizneset në Ferizaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliu, të hënën është takuar me biznesmen në komunën e Ferizajt.

Aliu deklaroi se platforma e tij qeverisëse po shpërndahet në çdo fshat e lagje të Ferizajt. Sipas tij qytetarët mbështesin platformën time për një qytet funksional e dinjitoz.

“Pothuajse çdo shtëpi e familje e ka para vetes vizionin tonë për Ferizajn në 4 vitet e ardhshme”.

Ndërkaq biznesmenëve të kësaj komune u premtoi klimë të favorshme biznesi.

#Forcaendryshimit do të ndihmoj zhvillimin e një klime të favorshme për bizneset”, tha Aliu.