Agani: Do t’i bëjë kërkesë kryeministrit të më kthejë në punë

Rreth tre muaj pasi u ngrit një aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit ndaj tij, ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, po kërkon nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa që ta rikthejë në punë.

Agani: Do t’i bëjë kërkesë kryeministrit të më kthejë në punë

Agani thotë se prokuroria duhet të thërriste seancën e parë brenda një muaji. Ky fakt e bën atë të pretendoj se është i pafajshëm dhe se ai nuk kishte bërë kurrfarë shkelje ligjore.

“Këto zhagitje janë drejtpërdrejtë përpjekje për të prishur imazhin tim politik edhe publik, dhe t’iu them të drejtën këtë vit mendoja që t’i bëjë kërkesë kryeministrit që të më kthejë në detyrë, sepse nëse sistemi i drejtësisë nuk është në gjendje që të argumentojë pafajësinë time, atëherë kemi një problem serioz”, tha Agani për Kohavizion, njofton Insajderi.

Prokuroria e Shtetimë 15 qershor të këtij viti kishte ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 64 të pandehurve në krye me ministrin Ferid Agani.

Në këtë aktakuzë janë të përfshirë pos ministrit Agani, një sekretar i përgjithshëm i një ministrie, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si  dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionar të këtyre institucioneve private shëndetësore.

Të pandehurit Ferid Agani dhe Gani Shabani, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë ishin akuzuar për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.  /Insajderi.com