Lideri i Partisë së Drejtësisë, Prof. Dr. Ferid Agani, ka votuar në qendrën e votimit, shkolla fillore “Naim Frashëri” së bashku më bashkëshorten e tij Shpresa Agani. " />

Agani fton qytetarët të dalin në numër sa më të madh në votime

Agani fton qytetarët të dalin në numër sa më të madh në votime

Lideri i Partisë së Drejtësisë, Prof. Dr. Ferid Agani, ka votuar në qendrën e votimit, shkolla fillore “Naim Frashëri” së bashku më bashkëshorten e tij Shpresa Agani.

Kryetari Agani i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe i ka ftuar që të dalin në numër sa më të madh që të votojnë.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që në numër sa më të madh të dalin në zgjedhje dhe të votojnë përfaqësuesit e tyre më të mirë, duke vënë në këtë mënyrë edhe një gur të rëndësishëm në kullën e demokracisë sonë shtetërore.”