Agani e quan jo legjitim kryetarin  e 112 delegatëve të PD-së

28.09.2016 22:23

Një Kuvend i Jashtëzakonshëm është mbajtur sot nga 112 delegatë të Partisë së Drejtësisë, të pakënaqur me kryetarin Ferid Agani. Aty u zgjodh një kryetar i ri me vetëm 2 vota kundër, i cili është Sulejman Çerkezi. Por gjithë këtë organizim nuk po e njeh kryetari Ferid Agani.

Agani e quan jo legjitim kryetarin  e 112 delegatëve të PD-së

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur sot nga disa degë të pakënaqura me të, e ka quajtur “tubim jo legjitim”

Një Kuvend i Jashtëzakonshëm është mbajtur sot nga 112 delegatë të Partisë së Drejtësisë, të pakënaqur me kryetarin Ferid Agani. Aty u zgjodh një kryetar i ri me vetëm 2 vota kundër, i cili është Sulejman Çerkezi. Por gjithë këtë organizim nuk po e njeh kryetari Ferid Agani.

Agani këtë organizim e quajti “tubim i paqenë” dhe jo legjitim pasi sipas tij, është mbajtur në kundërshtim me statutin e Partisë së Drejtësisë, shkruan lajmi.net

“Mas pari nuk është Kuvend, është një tubim që paraqet një fund të një procesi jolegjitim dhe jo statusor”, ka deklaruar Agani

“Mund të jetë tubim i çdo kujt tjetër dhe mund të paraqes çdo gjë tjetër, por jo një Kuvend i cili ka ndonjë ndërlidhje me Partinë e Drejtësisë dhe çfarëdo vendimi që është marrë aty, nuk ka asnjë impakt politik apo juridik në aktivitetet e Partisë së Drejtësisë”, është shprehur ai.

Ai thotë se për t’u mbajtur një Kuvend i Jashtëzakonshëm në mënyrë të rregullt, duhet të thirret nga 2/3 e anëtarëve të Këshillit Drejtues.

“Absolut nuk e njoh, është një tubim i paqenë, dhe cdo tubim i tillë që mbahet në këtë mënyrë nuk e njoh sepse statuti i partisë e paraqet shumë qartë që një Kuvend mbahet pasi të thirret duhet të ketë mbështetje të 2/3 të Këshillit Drejtues të partisë dhe kjo mbështetje nuk ka ekzistuar asnjëherë”, ka pohuar Agani.

Ai ka bërë të ditur edhe hapat e mëtutjeshëm, ku tha se do të thirret Këshilli Drejtues dhe do t’i drejtohen Këshillit Qendror Zgjedhor, për ta delegjitimuar këtë “tubim”, për të vazhduar me punën normale të partisë që drejton.

Agani konsideron se në periudhë afatshkurtë, ky zhvillim do ta dëmtojë partinë, por jo edhe më gjatë pasi sipas tij, do të ndihmojë të “formësohet mendësia bashkëkohore dhe t’i eliminoj të gjitha dilemat e opinionit publik të gjerë se PD-ja nuk ka asnjë tjetër, përpos agjendës politike me primesh fetare, një subjekt bashkëkohor i demokracisë konservatore me vizion politik”./