Afrim Hoti aderon në PDK

Afrim Hoti aderon në PDK

Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar edhe një analist politik dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka zyrtarizuar aderimin e Hotit në PDK.

Veseli i uroi mirëseardhje në PDK, Hotit.

“Eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Prof. Dr. Afrim Hoti, është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. I urojmë mirëseardhje në ekipin fitues “Fillimi i Ri”, platformës së duhur për fuqizimin e Kosovës”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com