Afganistani prodhon 900 tonë heroinë në vit

SHBA kanë gjuajtur miliarda dollarë në erë, afganët pas intervenimit ushtarak po i rrëzojnë rekordet në prodhimin e opiumit.

Afganistani prodhon 900 tonë heroinë në vit

Kultivimi i lulëkuqes në Afganistan vjet ka arritur rekord, gjë që tregon se përpjekjet amerikane rreth shkatërrimit të prodhimit të narkotikëve marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha të dështimit. Prej intervenimit ushtarak në vitin 2001, SHBA për këtë qëllim kanë shpenzuar rreth 8,6 miliardë dollarë, dhe përkundër gjithë këtyre investimeve, Afganistani edhe më tutje ka mbetur prodhuesi më i madh në botë i lulëkuqes së opiumit.

Sipas hulumtimeve të fundit të Inspektorit Special të SHBA për rindërtimin e Afganistanit (SIGAR), lulëkuqja e opiumit kultivohet në madje 328.000 hektarë,  gjë që është në krahasim me vitin 2002, kur janë bërë për herë të parë hulumtimet, madje 63 për qind më shumë, transmeton Insajderi.com.

“Të jem i sinqertë, këto numra tregojnë një dështim, dhe rezultati i aksionit nuk është inkurajues”, ka thënë kreu i SIGAR-it John Sopko.

Sasia e cila kultivohet është e mjaftueshme për prodhimin e 900 tonë heroinës me pastërti shumë të lartë, dhe parat të cilat bujqit i fitojnë nga shitja ndikon shumë në situatën e sigurisë në Afganistan. Për ta shkatërruar prodhimin, forcat amerikane dhe afgane  vitin e kaluar i kanë bombarduar me aeroplanë laboratorët për prodhimin e drogës në bastionin taliban në rajonin Helmand, por as ky aksion nuk u tregua i suksesshëm.

“Kur ne iu shkatërrojmë një laborator, ata e aktivizojnë tjetrin për disa ditë, ndërsa sulme më të shpeshta nuk vinin në konsiderim sepse jemi frikuar se do të ketë shumë viktima civile”, ka shpjeguar Sopko./Insajderi.com.