Afër 700 biznese të mbyllura brenda tre muajve

Afër 700 biznese të mbyllura brenda tre muajve

Trendi i shuarjes së bizneseve në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2016.

Rreth 657 ndërmarrje janë mbyllur vetëm në muajt prill, maj, qershor.

Sipas raportit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 242 biznese nga sektori i tregtisë dhe industrisë janë shuar. 37 nga to në Prishtinë e 29 biznese të tjera  te tregtisë janë shuar në Prizren.

Edhe në fushën e prodhimit ka pasur shuarje të ndërmarrjeve. Për tre muaj rreth 50 të tilla janë mbyllur në Kosovë. 52 biznese të tjera të fushës së ndërtimtarisë po ashtu janë mbyllur. 67 biznese të tjera të fushës së transportit kanë gjetur gjetur mbylljen.

Ndërkohë që përveç numrit të bizneseve të shuara, kosovarët nuk po e  humbin shpresën për të bërë biznes.

Më shumë se 2 mijë biznese të veprimtarive të ndryshme janë regjistruar vetëm për tre muaj në Kosovë. Shumica nga to në fushën e tregtisë. Shumica nga to kanë marrë klasifikimin e mikro ndërmarrjeve.

Numri i përgjithshëm i bizneseve që figurojnë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është mbi 140 mijë biznese, shkruan Express.

Prej tyre, 99.1 për qind u takojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme