Afër 10 persona të lënduar pas shpërthimit të vullkanit Etna

16.03.2017 18:31
Afër 10 persona të lënduar pas shpërthimit të vullkanit Etna

Etna e përshkallëzoi papritur aktivitetin e tij. Një shpërthim në kraterin e vullkanit raportohet të ketë plagosur gati 10 persona.

Disa prej tyre, sipas Daily Mirror janë turistë, ndërsa nga materiale llave kanë mbetur të lënduar edhe pjesëtarët e një skuadre vullkanologësh. Asnjëri prej këtyre individëve nuk është në gjendje të rëndë. 6 prej të plagosurve janë shtruar në spitalet e Catania-s dhe Acireale-s.

Riaktivizimi i vullkanit nisi dy ditë më parë me disa shpërthime të vogla në kraterin e ri juglindor të tij, i cili iu shtua aktivitetit ekzistues në majë.

Momentalisht nuk ka njoftime për probleme të trafikut në zonë. Edhe pse nuk është vullkani më i lartë në Europë, Etna e ndodhur në Siçili konsiderohet si një ndër më aktivet në botë.