Afati kur qytetarët kanë mundësi të ndryshojnë qendrën e votimit

Afati kur qytetarët kanë mundësi të ndryshojnë qendrën e votimit

Hiq më shumë se 200 mijë banorë nuk kishin dalë nga regjistrimi i popullsisë në Prishtinë, derisa konsiderohet se në kryeqytet jetojnë 400 mijë deri në 500 mijë banorë.

Eshref Halili nga Kamenica prej shumë vitesh jeton në Prishtinë, por nuk ishte zyrtarisht banor i kryeqytetit. Tash kur këto procedura i ka përfunduar, ai do të jetë edhe një nga votuesit në zgjedhjet e 22 tetorit.

Për të shfrytëzuar periudhën e ndryshimit të qendrës së votimit në Komisionin Komunal Zgjedhor ka ardhur edhe Mustafë Neziri.

Udhëheqësja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, Fatmire Bajrami, ka thënë se afati për ndryshimin e qendrës së votimit do të jetë deri më 12 shtator, prandaj ka ftuar qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar format se si qytetarët mund të ndryshojnë qendrën e votimit dhe ata që nga një qytet janë bartur në qytet tjetër.