Afati kalimtar i bujshëm në Kosovë – edhe një përforcim tek Feronikeli

Afati kalimtar i bujshëm në Kosovë – edhe një përforcim tek Feronikeli

Nëse është për tu gjykuar për nga koha ku po realizohen transferet, ky është një prej afateve kalimtare më të bujshme në futbollin e Kosovës ndonjëherë.

Mos të harrojmë se zyrtarisht afati i transfereve ende nuk ka filluar, kurse shumë ekipe, veçse kanë konfirmuar edhe trajnerët e tyre për sezonin e ardhshëm, edhe disa prej lojtarëve kryesorë.

Klubi i radhës që bëri një përforcim që mund të jetë shumë i rëndësishëm është Feronikeli, që transferoi një futbollist nga kampioni aktual i Kosovës, siç bën të ditur Insporti.