Aeroporti i Vjenës, me skanerin për identifikimin e fytyrës së pasagjerëve

Arsyeja për futjen e këtij lloji të kontrollit është ndryshimi në kodin kufitar të Shengenit

Aeroporti i Vjenës, me skanerin për identifikimin e fytyrës së pasagjerëve

Në aeroportin e Vjenës futet kontrolli kufitar në pajisjet e identifikimit të automatizuar biometrik, të cilat aktualisht janë të instaluara në hyrje dhe do të vihen në shërbim në fillim të dhjetorit.
Së pari, pasaporta e pasagjerit do të skanohet dhe pastaj pajisjet do të kapin fytyrën e tij, e cila automatikisht do ta kontrollojë.
Arsyeja për futjen e këtij lloji të kontrollit është ndryshimi në kodin kufitar të Shengenit.
Ai parashikon që qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të ndahen në Sistemin Informativ Shengen derisa udhëtojnë në Bashkimin Evropian.
Që nga 7 tetori vendet e zonës së Shengenit janë përgjegjëse për të bërë kontrollin e plotë të qytetarëve të BE-së dhe shtetasve të vendeve të treta.