Aeroporti “Cristiano Ronaldo”

29.03.2017 20:42
Aeroporti “Cristiano Ronaldo”

Cristiano Ronaldo mori pjesë në ceremoninë përuruese të vendosjes së emri të ri të aeroportit të Madeiras në Portugali.

Tani e tutje, ky aeroport do të mbajë emrin e asit portugez dhe vazhdimisht nëpër avionë do të dëgjohen thirrjet: “Zonja e zotërinj, sapo u ulëm në aeroportin Cristiano Ronaldo”.

Madeira është vendlindja e Ronaldos dhe vetë futbollisti zbuloi së bashku me drejtuesit lokalë të ishullit të vogël portugez, bustin kushtuar atij.

Vetë Ronaldo u shpreh krenar për këtë nderim. Ai iu kundërpërgjigj kritikave të marra duke deklaruar se nuk është hipokrit që të mos ndjehej i kënaqur nga kjo surprizë e marrë nga vendlindja e vet.

Në këtë ceremoi, Ronaldo shoqërohej nga e dashura e tij, Georgina Rodriguez.