Aeroplanin rus i cili llogaritej si i zhdukur gabimisht e kanë rrëzuar sirianët

Aeroplanin rus i cili llogaritej si i zhdukur gabimisht e kanë rrëzuar sirianët

Aeroplanët izraelit me qëllim kanë krijuar situatë të rrezikshëm në rajonin e Latakias në Siri. Duke u fshehur pas aeroplanit rus, aeroplanët izraelit e kanë vënë nën goditje të armëve kundër ajrore të Sirisë, ka kumtuar ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Aeroplani rus IL-20 në të cilin gjendshin 14 njerëz është rrëzuar me raketë të kompleksit sirian S-200, ka kumtuar ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Izraeli ka paralajmëruar grupin rus në Siri se po planifikon të kryej operacione në rajonin e Latakias.

Ata kanë shtuar se  radarët izraelit kanë mundur ta vërejnë aeroplanin rus i cili po përgatitej të aterronte.

“Provokimin e Izraelit e konsiderojmë si akt armiqësor. Për shkak të aksioneve të papërgjegjshme të ushtrisë izraelite kanë vdekur 15 ushtarë rusë. Kjo nuk është fare në frymën e partneritetit ruse-izraelite”, ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë ruse gjenerali Igor Konasenkov.

“Kemi të drejtë të përgjigjemi në mënyrë adekuate”, ka shtuar ai.

Operacioni i shpëtimit në Detin Mesdhe po vazhdon./Insajderi.com.