Aeroplani zviceran ateron në mënyrë emergjente

Aeroplani zviceran ateron në mënyrë emergjente

Një problem teknik ka detyruar të hënën në mëngjes njësinë e kompanisë zvicerane nga Cyrihu, e cila fluturonte për Sal Paolo të Brazilit, të aterojë në mënyrë emergjente në kryeqytetin senegalez.

215 udhëtarët zviceranë janë detyruar të tregohen të durueshëm. Fluturimi i tyre nga Cyrihu në Sao Paolo të Brazilit nuk pati tjetër zgjidhje veçse të ndalet urgjentisht në Dakar.

Karin Müller, zëdhënës i linjës ajrore, konfirmon se një problem teknik me pompë vajguri ka qenë shkaku, shkruan albinfo.ch.

“Të gjithë udhëtarët dhe punonjësit janë mirë”, ka bërë të ditur Karin Müller.

Ende nuk është e qartë se si pasagjerët do mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Derisa të gjendet një zgjidhje,  kanë mbetur të bllokuar në Dakar.