Aeroplani rus me 14 ushtarë humb nga radari në Siri

Aeroplani rus me 14 ushtarë humb nga radari në Siri

Aeroplani rus me 14 ushtarë humbi nga radari në Siri mbi Detin Mesdhe, derisa Sirinë e goditnin raketat izraelite, ka kumtuar ministria ruse e mbrojtjes.

“Kontakti me ekuipazh të aeroplanit IL-20 humbi mbi Detin Mesdhe rreth 30 kilometra nga bregu sirian. Aeroplani kthehej në bazën Hmeimin në Siri, pretendon ministria dhe shton se aeroplani është zhdukur nga radari mbrëmë rreth orës 23:00.

Ministria ruse ka shtuar se nuk di asgjë për fatin e fluturakes dhe se kërkimi vazhdon.

Agjencia ruse Interfaks ka transmetuar  se aeroplani Iljusin-20, i cili zakonisht përdoret për misione vëzhguese, me siguri është zhdukur nga radari për shkak të “incidentit të papritur”. Ministria e mbrojtjes ka shtuar se aeroplani është zhdukur derisa katër aeroplanë izraelit F-16 kanë zbatuar sulme kundër infrastrukturës në provincën siriane Latakije, nën kontroll të forcave siriane të kryetarit Bashar al-Assad.

Agjencia RIA ka transmetuar se mbrojtja kundër ajrore siriane është përgjigjur në sulmin izraelit. Autoritetet siriane, nga ana tjetër, nuk kanë kumtuar çfarëdo të dhënë mbi zhdukjen e aeroplanit rus.

Autoritetet amerikane kanë kumtuar se nuk janë të përzier në këtë incident./Insajderi.com.