Aeroplani me 141 pasagjerë përfshihet nga zjarri

Aeroplani me 141 pasagjerë përfshihet nga zjarri

Një aeroplan Boeing 737 i “Peruvian Airlines” me 141 pasagjerë në bord ka dalë jashtë pistës, duke shpërthyer në flakë pas uljes në aeroportin Francisco Carle në Jauja, Peru.

Siç shkruajnë mediet e huaja, aeroplani Boeing 737-300, ishte i përfshirë në një aksident dhe mori flakë pas uljes në aeroportin e Francisco Carle rreth 4:30 sipas kohës lokale, informatë kjo e konfirmuar nga kompania.

Për fatin e mirë, sipas kompanisë, të 141 pasagjerët që ishin në bordin e fluturimit, asnjëri prej tyre nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë, duke shtuar se të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt nga aeroplani.

Së paku 26 veta, duke përfshirë edhe një fëmijë kanë pësuar lëndime nga incidenti, ka shkruar ‘Le Republica’.

Një hetim ka nisur për shkakun e djegies. Videot e postuara në internet tregojnë aeroplanin e pasagjerëve të përfshirë nga zjarri.

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=f8dTHaNHqtA”/]