Adri Nurellari braktis Thaçin për debate politike

01.03.2017 19:38
Adri Nurellari braktis Thaçin për debate politike

Adri Nurellari nuk do të jetë më këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Largimin nga ky post e ka bërë të ditur vet ai në një postim në Facebook.

“Kam vendosur t’i rikthehem vokacionit tim për angazhim aktiv publik dhe përfshirje të shpenguar në debatet politike. Pra do përpiqem që të bëj atë që më pëlqen më shumë dhe që mendoj se e bëj më mirë”, ka shkruar Nurellari

Sipas Nurellarit, pas punës si këshilltar i Thaçit, do të përpiqet që të bëjë atë që i pëlqen më shumë dhe që sipas tij “ e bënë më mirë”.

Në një postim në Facebook, Nurellari i ka shprehur mirënjohje presidentit duke e falënderuar për besimin që ja ka dhënë në këto tri vitet e fundit. Ka shkruar se ndaj tij ka konsiderata të larta pasi ka “mësuar shumë prej tij dhe prej përvojës së përfituar gjatë punës” që ka bërë në ekipin e tij.

“Jam krenar që kam shërbyer për këtë periudhë të gjatë pranë politikanit shqiptar më të suksesshëm, i cili besoj se është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj për çështjen kombëtare në historinë bashkëkohore të popullit shqiptar. Jam gjithashtu i sigurt se Z. Thaçi ka për ta përmbushur me sukses mandatin e Presidentit, duke vendosur një standard të ri të lartë në këtë detyrë”, ka shkruar Nurellari.

AI në fund ka falënderuar edhe ish-kolegët e tij në Kabinetin e Presidentit për bashkëpunim duke potencuar faktin se “mburret që ishte pjesë e këtij ekipi” që ai e ka quajtur të shkëlqye”./Insajderi.com