Adoleshentja padit prindërit për publikim të fotografive sa ishte fëmijë

Një vajzë nga Austria ka quar në gjykatë prindërit e saj duke kërkuar nga ta që të heqin të gjitha fotografitë e saj kur ka qenë fëmijë, e që janë publikuar e shpërndarë në rrejte sociale.

Adoleshentja padit prindërit për publikim të fotografive sa ishte fëmijë

Ajo për të cilën është folur sa e sa vite, qysh prej kohës kur rrjetet sociale janë bërë të famshme, ka ndodhur në Austri.

18-vjeçarja e cila ka vendosur të rri anonime, gjë që i garantohet me ligjet austriake, ka thënë se ka paditur prindërit e saj, për publikim të fotografive të saj kur ka qenë fëmijë, raporton gazeta britantike “The Telegraph”.

Sipas saj, fotografitë që prindërit e saj kanë publikuar, e bëjnë atë të ndihet jo mirë dhe shpeshherë “e turpëruar për vetën”, raporton Insajderi.

“Ata nuk dinin për marrë dhe limite”, i ka thënë ajo gazetës austriake, “Heute”.

“Ata nuk brengoseshin nëse kam qenë ulur në tualet apo duke u larë e zhveshur, me një fjalë çdo moment është fotografuar dhe e kanë bërë publike”, ka thënë ajo, raporton Insajderi.

Adoleshentja tha se para se ti dërgonte në gjykatë prindërit e saj, u ka kërkuar atyre që t’i largojnë më shumë se 500 fotografi të saj në Facebook, por ata kanë refuzuar.

“Jam lodhur duke mos më marrë seriozisht”, tha ajo.

Prindërit e saj kanë shpërndarë fotografi intime të saj me më shumë se 700 përdorues të tjerë në Favebook./Insajderi.com