Adoleshenti që fitoi afër 500,000 euro, ua jep të gjitha prindërve

Adoleshenti që fitoi afër 500,000 euro, ua jep të gjitha prindërve

Një adoleshent në Michigan të SHBA-së i ka fituar plot 500.000 dollarë (462.350 euro) në lotari dhe gati të gjithë shumën ua ka dhënë prindërve.

Adoleshenti 19-vjeçar, i cili ka kërkuar që të mbetej anonim, e ka fituar lotarinë pasi që kishte blerë një biletë gërvishtëse 10-dollarëshe, transmeton Express.

Ai ka thënë se planifikon t’i përdorë 5.000 dollarë për investime, ndërsa pjesën tjetër t’ua japë prindërve.

“Prindërit e mi kanë bërë shumë për mua dhe motrën time,” ka thënë ai.

Adoleshenti nga Williamston, Michigan, ka shtuar: “Duke u ndihmuar atyre ua largojë një barrë ta madhe atyre dhe vetit.”