Adnan Januzaj mund të përfundojë tek Fenerbahçe

Adnan Januzaj mund të përfundojë tek Fenerbahçe

Futbollisti me origjinë shqiptare i Sunderlandit, Adnan Januzaj mund të transferohet në Turqi tek skuadra e Fenerbahçes.

Siç shkruan sot portali turk Sporx.com, futbollisti me nënshtetësi belge që është nën pronësi të Manchester Unitedit është njëri nga futbollistët që Fenerbahçe e ka nën vëzhgim.

Madje, sipas këtij mediumi, agjenti i Januzajt pritet që gjatë kësaj jave të takohet me drejtuesit e klubit turk, njofton Insajderi.

22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2018 me Manchester United dhe kësisoj largimi i tij prej “Djajve të Kuq” gjatë kësaj evre është mëse i mundshëm. /Insajderi.com