Administrata Trump plan për shkrirjen e Departamenteve të Punës dhe Arsimit  

Administrata Trump plan për shkrirjen e Departamenteve të Punës dhe Arsimit  

Administrata e presidentit Trump pritet të propozojë një bashkim të departamenteve të Arsimit dhe të Punës, sipas njoftimeve në disa media.

Kjo do të ishte pjesë e një plani rishikimi të gjerë të qeverisë federale, me qëllim bashkimin e agjencive që dublojnë veprimtarinë e njëra-tjetrës dhe eliminimin e atyre që administrata i konsideron të panevojshme.

Propozimi, i raportuar fillimisht nga organizata e lajmeve “Java e Arsimit”, do t’i japë mundësi administratës t’i përqendrojë në një vend programet e formimit profesional.

Plani u hartua si përgjigje ndaj një udhëzimi të zyrës së Menaxhimit dhe drejtorit të Buxhetit Mick Mulvaney, drejtuar udhëheqësve të agjencisë federale më shumë se një vit më parë.

Agjencia e re që do krijohej si rezultat i bashkimit, do të kërkonte miratimin e Kongresit. Ligjvënësit republikanë kanë kërkuar me kohë që të eliminojnë Departamentin e Arsimit, që nga krijimi i tij në vitin 1980 nga Presidenti Jimmy Carter. Po kështu mendojnë dhe Presidenti Trump si dhe sekretarja e arsimit Betsy DeVos.