Adem Mikullovci largohet nga salla e Kuvendit

Adem Mikullovci largohet nga salla e Kuvendit

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci është larguar më në fund nga salla e seancës së Kuvendit.

Mikullovci rezistoi që të largohej nga karriga e kryesuesit, ndonëse ishte i rrethuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi të cilët i kërkonin që të largohej nga salla.

Ky veprim i tij erdhi pasi ai e mbylli seancën pas kërkesës së koalicionit PAN për ta shtyrë pikën e rendit të ditës për votimin e Kryetarit të Kuvendit e që duket se tashmë ka komplikuar situatën politike në vend.

Është raportuar se gjendja shëndetësore e deputetit Mikullovci nuk ka qenë e mirë ditëve të fundit, dhe ndoshta, kjo mund të jetë edhe arsyeja që ai nuk largohej nga salla.