Adem Mikullovci zë vendin e kryesuesit, pritet fillimi i seancës

Adem Mikullovci zë vendin e kryesuesit, pritet fillimi i seancës

Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci tashmë ka zënë vendim e tij në ulësen e të parit të Kuvendit.

Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë që të fillojë në orën 10:00, ndërkohë që në sallën e Kuvendit ka arritur edhe  Behgjet Pacolli dhe Teuta Rugova bashkë me disa deputetë të LDK-së.

Nga ana tjetër koalicioni PAN ka paralajmëruar mospjesëmarrjen në këtë seancë, me përjashtim të deputetit Milaim Zeka. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka nisur mbledhjen e Kryesisë, të paralajmëruar për në orën 10:00.