Adem Jashari në Instagram – I dhënë pas veshjeve elegante, orëve dhe dizajnit

Adem Jashari në Instagram – I dhënë pas veshjeve elegante, orëve dhe dizajnit

Adem Jashari, heroi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njihej për trimëri. Nuk ia thoshte shumë këngës, sikurse vëllai Hamëz Jashari. Me aq fotografi sa egzistojnë e janë publikuar, komandanti legjendar shihet me veshje ushtarake sidomos me pallton e tij të njohur në secilën fotografi.

Mjekrra e tij që ngjason me “guerilla” është gjithashtu sinonim, teksa një shami e lidhur në kokën me flokë të gjata dhe me rroba ushtarësh është një nga fotografitë më me stil e Adem Jasharit.

Egzistojnë edhe fotografi të tjera të heroit kombëtar Adem Jashari, sikurse ajo e vitit 1991 në Tiranë, dhe një tjetër me veshje kombëtare ku pozon së bashku me bashkëshorten e tij, Adile Rama – Jashari.

 

Në një foto të rrallë pa veshje ushtrie, Adem Jashari shihet vetëm me mustaqe të gjata dhe me një xhup nga lëkura, material ky jashtëzakonisht i përdorur në vitet 80-90.

Atë periudhë nuk ishte koha për të eksploruar në veshje për Adem Jasharin dhe mbi të gjitha konteksti i stilit të veshjes ishte pak me rëndësi krahasuar me tragjedinë që po vinte për familjen e tij dhe krejt vendin.

Në atë kohë nipi i Adem Jasharit, tash 16 vjecar, as nuk kishte lindur. Por djali i Adem Jasharit, Lulzimi ishte i ri. Ai u martua në vitin 2001 dhe u bë baba një vit më pas. Emrin ia vuri sikurse të babait: Adem Jashari.

Në 20 vjetorin e tragjedisë së familjes Jashari, Ademi, i riu, jeton komplet tjetër jetë. I lirë dhe pa frikë se do sulmohet nga ushtria apo policia, Adem Jashari dallon shumë nga gjyshi edhe pse as atij nuk ia do të këndojë. Një gjë të tillë e shfaqi edhe në emisionin “n’Kosove Show”, teksa Hamëz Jashari, i riu, ia do këngës, njësoj si Hamëz Jashari, i vjetri.

Por Adem Jashari në Instagram është një djalë tipik adoloshent kosovar. Edhe pse jeton në Prekaz ku ndjekë shkollën e mesme, Adem Jashari, ka ambicie karrieriste që sigurisht do ta zhvendosin jashtë vendlindjes.

Në një intervistë të vitit të kaluar për gazetën “Zëri”, Adem Jashari si 15 vjecar kishte në plan të studionte për dizajn grafik. Se e pelqën këtë formë të artit, e dëshmojnë edhe disa fotografi që i ka publikuar në profilin e tij në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BcCTJZCBben/?taken-by=ademjashari._

Por përtej dizajnit, Adem Jashari është i dhënë edhe pas veshjeve dhe aksesorëve sikurse orët. Megjithatë nuk është se shpenzon shumë. Babai i tij, Lulzim Jashari nuk ka ndonjë post publik, qysh prej vitit 2009 kur e kishte braktisur FSK-në për paknaqësitë që kishte me organizimin e brendshëm. Kësisoj, djali i tij Adem Jashari duket se e dashuron ngjyrën e bardhë në veshje.

https://www.instagram.com/p/BZ32En9BqUy/?taken-by=ademjashari._

Orët që i vë janë të markës aspak të shtrenjtë “Megir” të viteve 2011 që nuk kushtojnë më shumë se 25 euro.

https://www.instagram.com/p/BdQ2GwaBMXL/?taken-by=ademjashari._

https://www.instagram.com/p/BdvR7FiBHpL/?taken-by=ademjashari._

Në disa fotografi të tjera kur ka qenë i vogël shihet se ka pasur pasion për motocikletat, njësoj sikurse gjyshi i tij që njihet për një pozë hipur mbi motor.  Por tash duket se pasioni për motocikleta i është shndërruar në pasion për veshje elegante./Insajderi.com

https://www.instagram.com/p/BBiUO8rsmAO/?taken-by=ademjashari._

https://www.instagram.com/p/BN0QvQ2A6BK/?taken-by=ademjashari._