‘Dosjes së Shefave’, Adem Grabovci, nuk e ka harruar fjalën ‘shef’ edhe gjatë dës" />

Adem Grabovci tregohet ‘shef’ edhe gjatë dëshmisë në rastin kundër Limajt

Adem Grabovci tregohet ‘shef’ edhe gjatë dëshmisë në rastin kundër Limajt

Protagonisti i ‘Dosjes së Shefave’, Adem Grabovci, nuk e ka harruar fjalën ‘shef’ edhe gjatë dëshmisë së tij në rastin kundër ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj.

Grabovci asokohe ishte zv/ministër i Transportit.

Prokurori, duke e marrë në pyetje Grabovcin, e ka pyetur atë nëse i kujtohet që Limajt njerëzit i janë referuar si ‘shef’.

“Unë e kam thirrur ministër, për mua ka qenë ministër”, ka thënë Grabovci.

Por fjala ‘shef’ i ka asocuar atij edhe në vetvete. Ai ka vazhduar t’i përgjigjet prokurorit duke thënë se edhe vetë atë e thërrasin ‘shef’.

“Shumë njerëz me thirrin edhe mua ‘shef’”, ka shtuar Grabovci.

Më tej prokurori është interesuar të dijë më shumë rreth raporteve mes tij si zv/ministër dhe Limajt si ministër asokohe.

“Shumë normale”, është përgjigjur ai.

Grabovci po vazhdon të dëshmojë në rastin kundër ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, i cili tash është lideri i partisë Nisma për Kosovën.

Të pandehurit akuzohen për ‘krim të organizuar’, ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, marrje dhe dhënie të ryshfetit./Insajderi.com