Një ndërprerje e energjisë në koncertin e Adele në Adelaide e ndali atë për katër minuta. Por ylli britanik di se si t’i kalojë këto " />

Adele tregon barcoleta në koncert

Adele tregon barcoleta në koncert

Një ndërprerje e energjisë në koncertin e Adele në Adelaide e ndali atë për katër minuta.

Por ylli britanik di se si t’i kalojë këto momente duke biseduar dhe duke bërë shaka me audiencën për të mbushur kohën. Këngëtarja u zbavit me atë që e quajti vështirësi teknike kur skena u errësua komplet.

“Pra, kemi një problem teknik. Nuk e di mirë se çfarë ka”, tha ajo në koncert, sipas një video të postuar online.

Pasi u kërkoi leje prindërve që kishin ardhur me fëmijë në koncert, ajo nisi të tregoi barcoleta, duke e kaluar më së miri këtë avari që po përpiqej ta rregullonte stafi teknik.

“Si e quani një bjonde të zgjuar? Një brune me erë të keqe goje”, tha Adele dhe të pranishmit shpërthyen në të qeshura.