Adele me shitje rekorde të albumit të fundit

28.09.2016 14:55
Adele me shitje rekorde të albumit të fundit

Ajo mund t’i ketë telefonuar ish të dashurve rreth 1000 herë por kjo nuk i afrohet shifrës së shitjes të albumit të saj të fundit të titulluar “25”.

Në më pak se një vit Adele ka arritur të shesë mbi 10 milionë kopje vetëm në Amerikë të këtij albumi dhe rikthimi i saj në tregun muzikor ka qenë mëse i suksesshëm. 28-vjeçarja ka marrë titullin dhe çmimin “Diamond” për këtë sukses të arritur.

E nominuar 10 herë për statusin e platinit këngëtarja britanike mori pllakën e çmimit pas një koncerti të dhënë në sheshin e Nju Jork. Në botë ky album ka arritur shifrën e 20 milionë kopje të shitura ndërsa 2 hitet e saj “Hello” dhe “Send My Love” figurojnë si ringtonet më të shkarkuara të momentit.