Adele i dedikon Kesha-s çmimin e Brit Awards

Adele i dedikon Kesha-s çmimin e Brit Awards

Këngëtarja britanike Adele ia ka dedikuar fitoren e çmimit si “Solo Artistja Më e Mirë Femër” në Brit Awards këngëtares Kesha.

“Unë do të doja të përfitoj nga ky moment për të mbështetur publikisht Kesha-n”, ka thënë Adele, raporton The Sun.

Këtë çmimin, 27 vjeçarja ja ka dedikuar Kesha’s, e cila megjithëse pretendon se është dhunuar nga menaxheri i saj Dr Luke, është detyruar nga gjykata që të vazhdojë punën me të./Insajderi.com