Acari lë gropa në Rrugën e Kombit

Acari lë gropa në Rrugën e Kombit

Ngricat e këtij dimri kanë dëmtuar segmente të Rrugës së Kombit. Gropat në trasenë e rrugës kanë marrë përmasa shqetësuese dhe rreziku i aksidenteve është edhe më i madh.

Problematikë më e madhe është për drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin rrugën dhe lëvizin me shpejtësi, pasi nuk janë në dijeni të dëmtimeve në rrugë, njofton Top Channel.

Kryesisht, dëmtimet janë edhe në shtatë urat nga Kukësi në Morinë, ku në hyrje dhe dalje të tyre, segmentet ndarëse në trarët e urave kanë gominat dhe pjesët metalike të dëmtuara.