Abrashi: Vetëm këtë vit janë ndarë rreth 400 mijë euro për shërbime sociale

18.03.2017 23:51
Abrashi: Vetëm këtë vit janë ndarë rreth 400 mijë euro për shërbime sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka njoftuar se që nga janari janë ndarë rreth 400 mijë euro për shërbime sociale.

“Rreth 400.000 euro të ndara për shërbime sociale, nga janari këtij viti. Sot me Ministrin Hoti, vizitova organizatën “Hareja” në Rahovec e cila përkujdeset, ofron shërbime dhe organizon aktivitete tjera, për gratë, fëmijët me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës etj”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Abrashi ka deklaruar se po punohet për krijimin e një granti specifik në kuadër të buxhetit komunal që organizatat të kenë qëndrueshmëri financiare.

“Jemi duke punuar në krijimin e një granti specifik në kuadër të buxhetit komunal, në mënyrë që këto organizata të kenë qëndrueshmëri financiare dhe të funksionojnë rregullisht, e jo të varen nga projekt propozimet”, ka thënë Abrashi. /Insajderi.com