Abrashi thotë se “Prishtina ka një kryetar të ri” – Ahmeti i kundërpërgjigjet

Abrashi thotë se “Prishtina ka një kryetar të ri” – Ahmeti i kundërpërgjigjet

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, e shpalli mbrëmë fitoren ndaj Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes, edhe pse rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e paraqesin Ahmetin në epërsi me mbi 200 vota.

Abrashi, në balotazhin e djeshëm ndaj Ahmetit, doli humbës me 307 vota diferencë, por KQZ dje njoftoi se në dy vendvotime në këtë komunë ka ndodhur një gabim gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare, gabime të cilat e ngushtuan rezultatin mes dy kandidatëve në 237 vota.

Me gjithë këtë rezultat, Abrashi u shpreh i bindur se rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve do ta bëjë atë kryetar të ri të Komunës.

Abrashi: Prishtina ka një kryetar të ri

“Prishtina tashmë ka një kryetar të ri”, deklaroi Abrashi, të hënën.

Por, Shpend Ahmeti mendon ndryshe. Ai shprehet i bindur se do të vazhdojë të udhëheq me Komunën e Prishtinës edhe në katër vitet e ardhshme.

Përmes një postimi bë Twitter, Ahmeti ka treguar se po bën përgatitje për pritjen e sezonës dimërore në kryeqytet, si kryetar i Komunës.

“Punët në komunë vazhdojnë. Përgatitjet për sezonin dimëror janë në vijim e sipër”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com