Abrashi thotë se Ahmeti po ankohet

Abrashi thotë se Ahmeti po ankohet

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka kritikuar kundër kandidatin, kryetarin aktual, Shpend Ahmetin për ankesat se institucionet nuk kanë bashkëpunuar me të si kryetar i kryeqytetit.

Abrashi në Rubikon të KTV-së ka thënë se Ahmeti po ankohet për mosbashkëpunim të institucioneve, e realisht, për shumë projekte nuk i është dashtë bashkëpunimi fare.

“Mbeturinat, qentë endacak, është dashtë të ndërtohen shtatë shkolla, ka ekzistuar buxheti, projekti ekziston, buxheti ekziston. Mund të shihni se ka pasur buxhet për tërë këto projekte. Buxheti i Prishtinës ka rënë në 15 milionë euro më pak, në vend se të rritej për 15 milionë më shumë”, ka thënë Abrashi.

“Nuk është ndërtuar asnjë qendër e mjekësisë e familjare, asnjë qendër s’është ndërtuar, e ka bërë hapjen por nuk e ka ndërtuar, ato janë ndërtuar në kohën e Isa Mustafës… Mbi të gjitha është rritur tatimi në pronë, janë dëmtuar qytetarët sepse kjo nuk është kthyer në investim për qytetarët. Ka ekzistuar buxheti dhe nuk është ndërtuar shkolla e muzikës”, ka thënë Abrashi.