Gjatë një tubimi me banorët e fshatit Shkabaj, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë t�" />

Abrashi: Prishtina s’kishte kryetar, ai na la pa punë, pa spital dhe pa shkolla

Abrashi: Prishtina s’kishte kryetar, ai na la pa punë, pa spital dhe pa shkolla

Gjatë një tubimi me banorët e fshatit Shkabaj, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të hënën në mbrëmje se gjatë katër viteve të shkuara Prishtina nuk kishte kryetar, por kishte një fans të “Shkëndijës”, i cili na la pa punë, pa rrugë, pa shkolla, pa çerdhe dhe pa infrastrukturë.

“Ne do ta ndalojmë praktikën e atyre që për katër vjet i diskriminuan kuadrot e Prishtinës. Të rinjtë dhe kuadrot e Prishtinës do të kenë prioritet në punësim dhe në përfitime nga Fondi i Punësimit. Në vend të tribunave të ‘Shkëndijës’ dhe Facebook-ut unë do të jem në mesin e qytetarëve për të punuar natë e ditë për të plotësuar nevojat e tyre”, tha Abrashi.

Plani i Abrashit për fshatin Shkabaj parasheh ndërtimin e një kolektori për ujëra të zeza, investime në infrastrukturë, krijimin e zonën industriale dhe tregtare dhe kyçjen e fshatit në sistemin e ngrohjes.

“Kemi në plan të kryejmë punë të mëdha, ende kemi projekte për të përfunduar si në Shkabaj ashtu edhe në të gjithë kryeqytetin, andaj zgjidhja për qytetarin është numri 47. Ata që nuk punuan nuk e kanë vendin në Komunë. Nëpërmes votës së lirë dembelët duhet ti dërgojmë në shtëpi dhe duhet të vijnë njerëzit që kryejnë punë”, shtoi Abrashi.