Abrashi premton kthimin e tregut me shumicë në pronësi të komunës 

Abrashi premton kthimin e tregut me shumicë në pronësi të komunës 

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë takimit me me tregtarët e tregut me shumicë ka thënë se atë do ta kthejnë në pronësi të komunës.

Ai ka thënë se do të shikojë mundësinë e lidhjes së tregut me autostradën, në mënyrë që të shkurtohet rruga për transportin e mallrave, të ulet kostoja e tyre dhe njëkohësisht të lirohet trafiku nga kamionët që bartin mallra nëpërmes rrugëve të qytetit.

Abrashi ka shprehur pakënaqësinë e tij me kushtet në të cilat punojnë tregtarët e Prishtinës dhe ka prezantuar planin e tij për investime në tregun me shumicë, ku do të përmirësohen kushtet për ruajtjen e mallrave konform standardeve ndërkombëtare, por edhe qasje më të lehtë në rrugët e Prishtinës.

Abrashi ka thënë se problemet e tregut me shumicë do të zgjidhen kur pronësia të kalojë nga Agjencia e Privatizimit tek Komuna e Prishtinës.