Abrashi pranon se presioni publik e detyroi t’i bëjë Ahmetit ofertë për debat

03.11.2017 12:01
Abrashi pranon se presioni publik e detyroi t’i bëjë Ahmetit ofertë për debat

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi gjatë vizitës që ka bërë sot në Pallatin e Rinisë, ka folur edhe një herë për ofertën që ai i ka bërë kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Abrashi është pyetur për mos pjesëmarrjen e tij në debate me kundërkandidatin nga VV, kryetarin aktual Shpend Ahmeti e që u arsyetua se ka pas probleme shëndetësore.

“Ka qenë një intervenim problem shëndetësor kur ku unë kam munguar 2 ditë. Pasi është bërë e madhe kjo punë, unë e kam lansuar ose kam ofruar një ofertë për 5 ditë, 5 debate në pesë të televizione”, tha Abrashi.