“Abrashi para 5 dite tha se do mungojë dy javë, mbrëmë doli në televizion”

“Abrashi para 5 dite tha se do mungojë dy javë, mbrëmë doli në televizion”

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar paraqitjen e kundërkandidatit të tij, Arban Abrashi në emisionin e Klan Kosovës mbrëmë në të njejtën kohë që ai ishte në KTV, duke thënë se është e çuditur me përparimin e shpejtë të tij.

Ahmeti tha se ka kërkuar gjithmonë debate edhe para balotazhit dhe se ka qenë dhe është i gatshëm që të debatoj edhe tash me Abrashin, por që e ka mirëkuptuar për shkak të problemeve më dhëmbë që Abrashi k thënë ti ketë pasur.

“Kanë qenë të konfirmuar dy debate por janë anuluar për shkak se Abrashi tha se ka problem me dhëmbë dhe se kjo do t’i zgjasë dy javë ndërsa mbrëmë ishte këtu në Klan Kosova”, ka thënë Ahmeti.

Ekipi i Abrashit me 29 tetor kishte lajmëruar se kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës ka probleme me dhëmbë ndërsa të nesërmen vet Abrashi kishte publikuar një fotografi para momentit të nënshtrimit të intervenimit mjekësor.

Ahmeti në anën tjetër ka akuzuar Abrashin se “duke e ditur se LDK-ja nuk ka çfarë të humbasë nga këto Zgjedhje dhe po hedhë akuza të pabaza”./Insajderi.com