Abrashi: Nevojiten edhe 16 milion euro për pensionet e veteranëve

Abrashi: Nevojiten edhe 16 milion euro për pensionet e veteranëve

 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se u nevojiten edhe 15 milion e 700 mijë euro për pensionet e veteranëve.

Sipas Abrashit, sigurimi i këtyre mjeteve prapë nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e të gjitha pagave veteranëve

“Buxhetin prej 25 milionë eurove për veteranët është siguruar në bazë të informatave të Komisionit për verifikimin e veteranëve ndërkohë që numri i aplikuesve për të marrë pagën e veteranit është rritur”, tha ai.

Ministri Arban Abrashi tha se aktualisht marrin paga 28 mijë e 31 veteranë të luftës ndërsa si sfidë përmendi sigurimin e buxhetit deri në fund të vitit.